Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy muaj punë për ruajtjen e pikturës murale në Hamamin e Madh

Puna e lënë në gjysmë për ruajtjen e pikturës murale në Hamamin e Madh të Prishtinës ka rinisur nga dy ekspertë të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, brenda dy muajve do të finalizohet.

Vonesa e alokimit të pesë mijë eurove shtesë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e kishte mbajtur peng për disa muaj punën, e cila në total i ka kushtuar këtij institucioni 15 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vitin e kaluar, prej prillit e deri në korrik, Agim Gërguri e Skënder Lajçi nga IKMM-ja kishin marrë përsipër “ringjalljen” e pikturës murale, por puna ishte ndërprerë bash kur kishte mbetur të intervenohej për ruajtjen e saj. Për gati nëntë muaj është pezulluar dhe ka rinisur tek para një muaji.

Skënder Lajçi, restaurues e konservues, ka thënë se aktualisht bashkë me Gërgurin janë të angazhuar në finalizimin e punës.

“Përafërsisht brenda dy muajve besoj do ta përfundojmë”, ka thënë Lajçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)