Gërmimet klandestine nëpër monumente kanë marrë hov kohëve të fundit. Gërmadhat e Manastirit Shën Pjetri dhe Pali në Ujëmir të Klinës kanë qenë cak i radhës i ndërhyrjeve të paautorizuara.
Lokaliteti arkeologjik i mbrojtur me Ligjin për trashëgimi kulturore është përballur me gërmues që kanë rrëmihur në tri vende brenda kësaj prone. Autoritetet komunale të Klinës e kanë raportuar rastin tek Instituti Arkeologjik i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kësisoj, ky është rasti i dyte brenda një muaji që lajmërohet për gërmime arkeologjike pa kurrfarë leje. Javën që shkoi Policia ka arrestuar tre persona që dyshohet se planifikonin gërmime në një lokacion tjetër.
Ekipi i Institutit Arkeologjik të Kosovës i përbërë nga drejtori Enver Rexha dhe arkeologu Elvis Shala gjatë javës së kaluar ka vizituar lokalitetin që gjendet në afërsi të Klinës.
Instituti Arkeologjik i Kosovës do të kërkojë nga Policia që ta hetojë rastin. Drejtori i këtij institucioni, Enver Rexha ka thënë se do t’i drejtohet me një shkresë Stacionit Policor në Klinë.
Edhe
Ndalohen punimet pa leje në lokalitetin arkeologjik në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në bazë të Ligjit për trashëgimi kulturore demolimi ose shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore dhe eksporti ose shitja ilegale e objekteve të trashëgimisë së luajtshme përbëjnë kundërvajtje kriminale dhe janë të sanksionuara me Kodin Penal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona
-
Ndalohen pesë zyrtarë të dy agjencive, dyshohen për keqpërdorim të pozitës
-
Intervenimi pa leje has në gjetje arkeologjike tek “Agim Ramadani”, Komuna s’i ndal punët te “Qamil Hoxha”
-
I ndaluari me 200 artefakte, gërmues ilegal e shitës detektorësh