Nënkryetari i akademisë së shkencave, Myzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pasi u zgjodh në këtë post. Korkuti e ka argumentuar dorëheqjen me arsye personale.
Ky vendim vjen pas kritikave të shumta me të cilat u shoqëruan zgjedhjet e mbajtura në Akademinë e Shkencave, jo vetëm në nivel akademikësh por edhe në nivelet më të larta ekonomike deri tek kryeministri i vendit. Rama dy ditë më parë i cilësoi një farsë zgjedhjet që rezultuan rokadë postesh mes të njëjtëve persona duke lajmëruar se do të ndërpriste të ardhurat për Akademinë.
Dy ditë më parë në postin e kryetarit të ASH u zgjodh Gudar Beqiraj ndërsa në postin e nënkryetarit u zgjodh Myzafer Korkuti.
Artikuj të ngjashëm
-
Akademia e Shkencave të Shqipërisë thërret mbledhjen e jashtëzakonshme
-
Justina Shiroka-Pula jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së ASHAK-ut
-
Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë bën hapin e radhës për zgjedhjet e reja
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon zgjedhje në emër të reformave