Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme më 11 shtator, pas dorëheqjes së parevokueshme që ka dhënë sot nënkryetari i sapozgjedhur i Akademisë, Myzafer Korkuti dhe debateve që kanë nisur mbi institucionin.
Në njoftimin e Akademisë thuhet:
Kryesia e ASH-së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite:
1. Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve.
Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë, datë 11 shtator 2017, ora 11. 00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.
Merrni masa për pjesëmarrjen! – thuhet në thirrjen e Kryesisë sëAkademisë së Shkencave, drejtuar anëtarëve të saj.
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë bën hapin e radhës për zgjedhjet e reja
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon zgjedhje në emër të reformave
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ngre një komision ad hoc me 13 anëtarë
-
Dy ditë pas zgjedhjes dorëhiqet nënkryetari i ASH, Myzafer Korkuti
-
Përplasjet në Akademi kulmojnë me nismën për shkarkimin e kryetarit