Aktorja Ilire Vinca si dhe regjisorja Lendita Zeqiraj janë takuar kësisoj me ish Presidenten e vendit – Atifete Jahjagën.
“Qëllimi i bashkon njerëzit, puna është rruga drejt realizimit. Takim frymëzues me presidenten Atifete Jahjaga !” ka shkruar Vinca derisa ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, transmeton KultPlus.
Jahjaga sot ka vazhduar me punën e saj jashtë politikës, por duke ndihmuar sidomos kauzën e grave të dhunuara gjatë luftës që Serbia bëri në Kosovë.