Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaron, me ç’rast e ka uruar atë për riemërimin e saj në pozitën e ministres.
Me këtë rast, ministrja Dumoshi shprehu përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin kulturor, si një mundësi e mirë në funksion të njohjes dhe afirmimit të mëtejmë të kulturës shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit konkret ndërmjet institucioneve kulturore të dyja vendeve.
Ministrja Dumoshi më tej u shpreh se Kosova dhe Shqipëria, tanimë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer kulturor, me një Kalendar të Përbashkët Kulturor dhe me iniciativa tjera, që janë në dobi të kulturës shqiptare, dhe shtoi se thellimi i këtij bashkëpunimi është në të mirë të dyja shteteve.
-
Kosova e Shqipëria me repriza zotimesh në kulturë dhe projekt për 2028-n
-
Kalendari i përbashkët, shtyllë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në kulturë
-
Dumoshi takon Minxhozin, thotë se duhet rritur edhe më tej bashkëpunimi ndërshtetëror në kulturë
-
Margariti uron për postin e ministres homologen Dumoshi
-
Dumoshi priti në takim përshëndetës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu