Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Drinor Zymberi fiton garën prestigjioze të kompozimit në Poloni

Drinor Zymberi ka marrë çmimin kryesor në garën prestigjioze të kompozimit në Krakovë të Polonisë.

Me veprën “Sinfonietta: Moving Landscapes” kompozitori kosovar ka fituar në “Sinfonietta per Sinfonietta”, një garë që mbahet nën patronazh dhe për nder të kompozitorit të njohur polak Krzysztof Penderecki e që organizohet nga “The Orchestra of the Royal Capital City of Krakow”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo orkestër qe themeluar më 1990 si ansambël i të rinjve, për të marrë emrin që ka sot në vitin 1994 dhe kjo falë punës që bëjnë Elżbieta dhe Krzysztof Penderecki. Krahas punës dhe programit vjetor që ka kjo orkestër ndan edhe çmimet për kompozitorë, të cilët dërgojnë veprat e tyre.

Juria në përbërje të personaliteteve në fushën e muzikës në Poloni si Joanna Wnuk-Nazarowa, Eugeniusz Knapik, Jerzy Kornowicz, Marcel Chyrzyński, René Staar, Jurek Dybał dhe Adam Wesołowski, të hënën ka marrë vendimin final për fituesin e këtij viti, e i cili është postuar në faqen zyrtare të orkestrës.

Pas verifikimit dhe identifikimit të autorëve në garë në bazë të shifrës dhe informacioneve personale që kanë dhënë, juria ka ardhur në përfundim që çmimi kryesor t’i ndahet Drinor Zymberit (Kosovë) për veprën ‘Sinfonietta:Moving Landscapes’, shkruhet në vendimin e jurisë.

“Premiera e performancës së veprës së kompozitorit fitues, bashkë me ceremoninë e ndarjes së diplomës, do të mbahet me datën 30 qershor, gjatë koncertit inaugurues të edicionit të sivjetmë të ‘Sinfonietta Festival’”, shkruhet në njoftim.

Zymberi është fitues i shumëfishtë i Çmimeve Vjetore për Muzikë që ndahen nga Ministria e Kulturës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.