Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Drejtori i TKK-së në përkrahje të aktorëve për rritje të pagave

Pagat tejet të ulëta të aktorëve të trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës i kanë shtyrë aktorët e këtij institucioni të paralajmërojnë grevë, në rast se kërkesat e tyre nuk realizohen.

Si rrjedhojë, shfaqja “Bordel Ballkan” ishte anuluar, me ç’rast repriza e saj nuk u dha të hënën mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktorët, për Express të KTV-së, kanë thënë se janë të bindur në vendimin që kanë marrë dhe se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen në afat prej dhjetë ditësh, ata do të ndërpresin të gjitha aktivitetet në teatër.

Në anën tjetër, në përkrahje të tyre është shprehur edhe i pari i teatrit, drejtori Agim Sopi. Në një prononcim për “Express”, pagat e aktorëve ai i vlerësoi gati ofenduese.

“Unë i përkrahi fuqishëm pasi rrogat janë shumë shpërfillëse, gati ofenduese, kështu që duhet të ndryshohet ky realitet. Por, nuk jam shumë i sigurt për mënyrën që kanë zgjedhur ta arrijnë këtë gjë, gjithsesi është e drejtë e tyre”, është shprehur Sopi.

Më poshtë e gjeni linkun e plotë të intervistës me aktorët Adrian Morina dhe Shkëlzen Veseli.