Më 19 prill të vitit 1943, 75 vjet më parë, banorët hebrenj të getos në Varshavë nisën një kryengritje kundër persekutuesve të tyre. Ata refuzuan që thjesht të vriten. Në mesin e vitit 1942, nazistët kishin deportuar 300 mijë njerëz nga getoja në kampe të përqendrimit.
Hebrenjtë që kishin mbetur, rezistuan. Nazistët e ndalën këtë rebelim duke djegur secilën pjesë të getos. Më 16 maj të vitit 1943, gjermanët arritën të shtypin kryengritjen; 13 mijë hebrenj u vranë. Ka qenë akti më i madh i revoltës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E ky rebelim është shfaqur shumë mirë nëpër filma.
“The Pianist”,”Jacob the Liar” dhe “Run Boy Run” janë në mesin e filmave më të njohur rreth Kryengritjes së Getos së Varshavës. Disa regjisorë filmi, veçanërisht Roman Polanski, përshtati ngjarjet historike në film.
Në vitin 2002 ai realizoi filmin “The Pianist”, i cili rrëfen një histori prekëse të pianistit dhe kompozitorit polak hebre, Wladyslaw Szpilman, i cili mbijetoi në geton e Varshavës, falë ndihmës së një oficeri gjerman. Ai portretizohet në film nga Adrien Brody...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Arkivi si dokumentim i tmerreve në geton e Varshavës
-
Të mbijetuarit e Aushvicit paralajmërojnë për rritjen e antisemitizmit nëpër botë
-
Dita Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit
-
Gjësendet e pianistit hebraik Szpilman nxirren në ankand
-
Shënohet 75-vjetori i Auschwitzit, Evropa druan nga rritja e antisemitizmit