Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dokumentari për shpresën që përmbush dëshpërimin në Kabul

Filma për luftën ka me bollëk, por si të xhirohet një film për paqen?

Në “Angels are made of light” (Engjëjt janë bërë prej drite), regjisori James Longley e orienton kamerën e tij nga një shkollë në Kabul të Afganistanit, ku fëmijët dhe të rriturit e rraskapitur përpiqen të imagjinojnë diçka që do t’i ngjasonte një të ardhmeje shpresëdhënëse.

Ndonëse pjesa më e madhe e vendit është ende e mbërthyer nga konflikti, kryeqyteti duket se po ecën ngadalë drejt njëfarë ndjesie stabiliteti. Dhe derisa fantazma e luftës përndjek këmba këmbës dokumentarin e Longleyit, hija e saj është subtile. Regjisori është më i interesuar që t’i shpërfaqë qytetarët e thjeshtë që mundohen të jetojnë në njëfarë ngjasimi të jetës normale.

Filmi është xhiruar përgjatë një periudhe kohore prej tre vjetësh dhe kur filloi, shkolla Daqiqi Balkhi, subjekt i tij, përbëhej prej një mori tendash të vendosura në oborrin e një xhamie të rrënuar; më vonë do të zhvendoset në ndërtesën e dikurshme të saj.

Shkolla e lagjes shërben si një prani strukturimi, ama i shthurur, meqë tabloja e gjëra shpërfaq tërthorazi jetët e nxënësve dhe administratorëve. Takojmë tre vëllezër – Rostamin, Sohrabin dhe Yaldashin – nëna e të cilëve është mësimdhënëse në shkollë ndërsa babai i tyre insiston që ata të vendosin midis shkuarjes në punë dhe arsimimit. Fëmijët duken të ditur kundruall vjetëve, të përndjekur prej tmerreve të së shkuarës dhe zhgënjimit prej të tanishmes... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)