Nuk është çudi përse dokumentarët politikë janë në rritje – e vërteta ka më shumë efekt sesa fiksioni.
Në vitin 2005, skenaristi Blake Snyder e botoi atë që do të bëhej vepër e madhe letrare. “Save the Cat!” është manual i cili parashtron qartë dhe hap pas hapi, se si është realizuar gati secili film komercial, përcjell Koha Ditore sot, artikullin e Rebecca Nicholson. Në vitin 2013, Peter Suderman e ka fajësuar “Save the Cat!” për shkatërrimin e Hollywoodit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimisht apo jo, është bërë formulë – një formulë që kërcënon botën e të shkruarit të skenarëve origjinalë”, kishte shkruar ai duke konstatuar se libri ishte arsyeja përse secili film komercial kishte nisur të ndihet i parashikueshëm dhe i njohur.
Kjo mund të mos ketë lidhje me faktin se Hollywoodi po kalon në verën më të keqe në këto 25 vjetët e fundit. Nëse audiencat janë lodhur nga përdorimi i formulave nëpër rrëfime të filmave komercialë, atëherë ata mund të gjejnë qetësi tek dokumentarët politikë të cilët tani janë duke kaluar një kohë të renesancës.
Tre dokumentarët më të mirë të kësaj dekade janë fitues të “Oscarit”. Filmat për politikën apo politikanët, përfshijnë edhe të jashtëzakonshmin e vitit 2016 “O.J: Made in America” i cili shtjellon historinë e racës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 60 vjetët e fundit. Ai ka tensionin, thellësinë dhe aftësinë e një trileri të nivelit të lartë, por kthesat dhe kapërcimet që merr ngjarja janë befasuese aq shumë saqë do të ishin të pabesueshme si fiksion. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)