Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“DokuFesti” prezanton serinë e parë të programit special

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest” ka prezantuar serinë e parë të programit special, të titulluar “Double Burdens: Exposures & Expressions”, e kuruar nga programuesja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Dorota Lech.

Sipas një njoftimi nga organizatorët, në këtë seri të edicionit të 21-të, të parën nga ato të programeve speciale, do të shfaqen pesë filma.

“Filmat në këtë seri janë një dëshmi e guximit të autorëve të tyre, të cilët u përballën me pengesa të panumërta për të shfaqur vizionet e tyre në ekran. E nxjerrë nga jeta e tyre, mjegullohet kufiri mes dokumentarit dhe fiksionit, këta filma janë plot mesazhe, delikate dhe të hapura, duke na dhënë pamje pas perdes, ku imagjinatat ishin të pakufijta”, thuhet në njoftim.

Filmat në këtë seri janë:

Daisies (Věra Chytilová, Çekosllovaki, 1966)

Edhe Mbijetesa e ekzistenca në filmat vendorë në “Doku Fest” EXPRESS 11 muaj më parë Mbijetesa e ekzistenca në filmat vendorë në “Doku Fest”

Kjo perlë klasike e kinemasë feministe që i përket Valës së Re Çekosllovake, ndjek fatkeqësitë e dy vajzave të reja të quajtura Marie I dhe Marie II, bota e të cilave është shumë e shkëputur nga një stil jetese tradicionale, aq sa në fakt i lutet shikuesit të hapë sytë rreth asaj çka ata e konsiderojnë të shenjtë për ta.

The Tied-Up Balloon (Binka Zhelyaskova, Bullgari, 1967)

Komedia satirike e Zhelyaskova e vitit 1967 ‘The Tied-Up Balloon’ (bazuar në romanin e Yordan Radichkov me të njëjtin titull), është aq e guximshme politikisht sa premiera e saj u ndalua nga autoriteti qendror për shkak të përshkrimit të ashpër të jetës në fshatrat bullgare, si dhe sugjerimeve rreth origjinës të vërtetë të udhëheqësve komunistë të shtetit. Ndiqet një histori e Luftës së Dytë Botërore, të një tullumbaceje të madhe në formë peshku të artë që shfaqet papritur mbi fshatrat bullgare, e që bëhet sinonim i lirisë për fshatarët e Bullgarisë.

Brief Encounters (Kira Muratova, Ukrainë, 1967)

Në filmin ‘Brief Encounters’ të Kira Muratova të vitit 1967, Muratova luan Valentinën, një këshilltare e qytetit ukrainas dhe një qytetare modele sovjetike. Muratova, zbulon varësitë emocionale dhe pakënaqësitë e dy grave, në këtë rast Valentinës dhe të dashurës së bashkëshortit të saj, Naidës. Pasi profesioni i ri i Naidës si shërbëtore e Valentinës, rezulton në gërshetimin e rrëfimeve të tyre. Kritika e Muratovës për idenë abstrakte të dashurisë utopike, që rezultoi në një barrë të dyfishtë të balancimit të punës dhe shtëpisë, e ndaloi shfaqjen e filmit deri në perestrojkë.

Mona Lisa Without a Smile (Malvina Urșianu, Rumani, 1968)

Film ky themelues i kinemasë moderniste rumune, ‘Mona Lisa Without a Smile’ e Ursianut vjen pas persekutimit dhe burgosjes të saj politike, duke e ndaluar atë të punojë në industrinë e filmit. Ajo ndjek historinë e një shkencëtari të quajtur Caius, që ndeshet me një ish-shok klase, Cosma, në një mbledhje shtypi, duke zbuluar se subjekti i punës së Cosmas është ish-dashuria e tyre e shkollës, Irina. Ajo që shpaloset me këtë ribashkim sot shihet si një kritikë delikate e regjimit të Çausheskut.

Edhe Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest” Kulturë 11 muaj më parë Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest”

My 20th Century (Ildikó Enyedi, Hungari, 1989)

Filmi debutues i Enyedit në vitin 1989 ‘My 20th Century’ analizon origjinën binjake të modernitetit dhe kinemasë - elektriciteti, nëpërmjet shfaqjeve si për shembull: të një qeni që i nënshtrohet një eksperimenti pavlovian, ose hyrjes së foshnjave binjake Dóra dhe Lili në një botë të varfër, por me një teatralitet te idealizuar thekshëm. Dashuria e Enyedit me konceptet universale dhe dilemat materiale, na kujton qartë se shekulli ynë i 20-të është një i mbushur me paradokset dhe ne, si qeni i lidhur me elektroda, dinim pak për universin përtej “laboratorit” tonë.