Pyetja se mosbindja e kujt dhe për çfarë lloj mosbindjeje bëhet fjalë, janë në zemër të kësaj historie absorbuese të dashurisë nga regjisori kilian Sebastian Leilo, debutim i tij me film në gjuhën angleze, i cili përcjell pak a shumë atë që ka sjellë me filmin e tij “A Fantastic Woman”, i cili ka qenë një hit i madh këtë vit.
Rachel Weisz, Rachel McAdams dhe Alessandro Nivola janë në top-formë të lojës së tyre, veçanërisht Nivola në rol dytësor; ai arrin të sjellë simpatinë dhe pjekurinë që nuk e kam parë asnjëherë më parë tek ai, përcjell Koha Ditore.
Drama zë vend në një komunitet hebre në veri të Londrës. Weisz është Ronit, një grua e re të cilën fillimisht e shohim në New York: fotografe e cila bën jetë moderne dhe bohemiane.
Papritur ajo pranon disa lajme të këqija nga vendlindja, dhe Leilo na tregon se impulsi i saj i parë është të zhdukë dhimbjen me alkool dhe marrëdhënie seksuale. Por duhet përballur me të vërtetën, dhe shkuarja në vendlindje, sado e frikshme që është për të, është e domosdoshme. Ajo mëson se babai i saj, një rabin tejet i respektuar, ka vdekur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)