Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dilema e vlerave dhe e kompromisit

Periudha e pluralizmit politik në Mal të Zi për afro tri dekada ofron mundësi të analizave shumëdimensionale, sepse kemi të bëjmë me një periudhë kohore me plot sfida.

Madje klasa politike në pushtet në këtë mjedis ka pësuar një metamorfozë si rrallëkund, si në aspektin social e politik që ishte vendimtare për Malin e Zi, deri në pavarësimin e tij të plotë, ndërsa nga ana tjetër kemi politizimin e të gjithë ambientit shoqëror, që ngjason me atë të kohës së monizmit, që është në kundërshtim flagrant me demokracinë dhe shoqërinë pluraliste në përgjithësi.

Parimi i interesave

Përvoja e deritashme na mëson se kompromiset janë një e drejtë demokratike, dhe se nuk janë dukuri të panjohura, sepse për të arritur një objektiv, ato janë pothuaj të vetmet mundësi reale të momentit. Por a duhet që të pranohen çdo herë kompromiset, edhe pse në dukje del se arrihet një objektiv. Pikërisht në këtë aspekt kemi të bëjmë me etikën politike e cila është përcaktuese si për individët dhe subjektet politike që marrin vendimet përkatëse.

Nëse duhet për t’iu qëndruar besnikë parimeve, atëherë për këtë çështje duhet trajtuar më shumë kujdes, sepse lehtë mund të ndodhë që për hir të interesave të ngushta të dalim jashtë parimeve, duke mbështetur koalicionet e panatyrshme politike. Pikërisht këtu qëndron edhe problemi, sepse aty ku përfundon morali fillon politika, e cila nuk i respekton parimet por interesat, qofshin ato edhe momentale. (Shkrimin e plotë nga Nail Draga, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)