Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dialogu me tinguj për një kujtim të bukur

Tingujt e parë të gati çdo melodie janë melankolikë. Ngjasojnë me një vajtim për diçka të humbur. Kah mesi, melodia kapërcen lehtë prej tingujve tradicionalë turk në ata më modernë. Një dozë jazzi prek kompozimet e interpretuara nga Merih Aşkın e shokët e tij të skenës, Semih Burcu, Erdem Göymen dhe Utku Yurttaş, shkruan sot Koha Ditore.

Në një komunikim gati se miqësor me audiencën, muzikanti të cilit i ka rënë hise të përmbyllë Javën e Jazzit Turk në Prishtinë, rrëfen pak për muzikën që bën. Për shembull, shpjegon sesi njërën prej melodive ia ka dedikuar një aktoreje të ndjerë turke - zërin e së cilës e ka ndërthurur në një vepër të tij. Pjesën tjetër e dëshmon me interpretim.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm