Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Destur – Blasfemi e ëmbël” me dashurinë si zanafillë e çdo gjëje

Prishtinë,19 dhjetor – Nëntë vjet më parë, kur shkrimtarja turke Elif Shafak shkroi romanin e saj “40 rregullat e dashurisë”, qëllimi i saj ishte që nëpërmjet historive të personazheve, narracionit, interpretimit të dashurisë ndaj fesë, perceptimit të jetës e thellësisë shpirtërore, të arrijë te çdo lexues pa dallim. Personazhi i saj kryesor, ai i Shamsit të Tabrizit, vjen si bartës i të gjitha këtyre mesazheve, e përtej tyre.

Duke marrë boshtin e këtij romani, më saktësisht narracionit të dytë brenda librit që quhet “Blasfemia e ëmbël”, regjisorja kosovare Zana Hoxha-Krasniqi, ka realizuar shfaqjen e saj teatrale. Pasi që teksti i Musa Ramadanit “Destur” është më shumë i shkruar në formën e ritualit të ziqreve, sesa që ka ndonjë zhvillim dramatik, apo konflikt, Hoxha-Krasniqi ka marrë pjesë nga libri i Shafak për t’i dhënë formë stories. Aty ku i mungon interpretimi, zëvendësohet me vallëzimin e dervishëve fluturues, nën koreografinë e Robert Nuhës.

Personazhet vijnë me kostume që bëjnë të kuptojnë se bëhet fjalë se ngjarja zhvillohet në shekullin XIII. Aktori Çun Lajçi është i veshur në petkun e Rumit, ndërsa Shkelzen Veseli në atë të Shamsit të Tabrizit.

Se si urrejtja është ndjenja më e keqe që një njeri mund ta bartë në shpirt, është shembulli i Ala-eddin (Armend Smaili), djalit të Rumit, i cili prej xhelozisë që babai i tij ka me Shamsin ia kthen shpinën familjes. Një tjetër shembull i pranimit të vetes është personazhi i prostitutës, e cila në këtë rast portretizohet nga Semira Latifi. Apo interpretimi i librit të shenjtë Kur’anit dhe po ashtu perceptimi për fenë, vjen nëpërmjet vajzës së adoptuar të Rumit, Kimya (My-Linda Kosumoviç).

Në mesin e shumë personazheve që sjell libri i Shafakut, Hoxha-Krasniqi i ka dhënë zë edhe gruas së Rumit, e cila portretizohet nga Anisa Ismaili, e po ashtu edhe djalit tjetër të tyre.

Krejt ky prezantim i personazheve dhe historive të tyre është i shkurtër, qasja dhe loja e aktorëve anon më shumë nga bashkëkohorja. Muzika e kompozuar nga Memli Kelmendi është tipike e ritualeve sufiste dhe me motive orientale. Skenografia minimaliste, e rrotullimet e dervishëve gërshetojnë dy botë të ndryshme.

Edhe “Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni Kulturë 1 j. më parë “Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni

Sipas dramaturgut, Arian Krasniqi shfaqja “Destur − Blasfemi e ëmbël”, ka ardhur si kombinim interesant, dramaturgjik, përkatësisht tematik dhe ideor, i dy teksteve dramatike, të Musa Ramadanit dhe Elif Shafakut/ Sihana Klisurica.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)