Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Destabilizimi i muzeut kombëtar” sfidon modelin konvencional

Prishtinë, 2 gusht – Duke reflektuar mbi rolin e muzeve në një kohë kur ksenofobia dhe e djathta ekstreme po rriten, e në të njëjtën kohë ekziston përqendrim i veçantë në krizën e refugjatëve në Evropë, kuratorja sllovene, Zdenka Badovinac, ka ngritur pyetje se si mund të destabilizohet modeli ekzistues i muzeut kombëtar.

Ajo, të martën mbrëma, u bë pjesë e “Shkollës verore si Shkollë”, që organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, me ligjëratën e titulluar “Destabilizimi i muzeut kombëtar”. Duke marrë shembuj të veprave që ka kuruar, Badovinac - por edhe qasjes që ka galeria që ajo drejton “Moderna galerija/ Museum of Modern Art” në Lubjanë - ka thënë se një gjë e tillë do të mundë të ndodhte nëse muzetë nuk do të fortësonin identitetet ekzistuese dhe hapësirën e tyre kulturore, në mënyrë që të përfshijnë më shumë se identitetet kombëtare individuale, vlerat e përbashkëta evropiane (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).