Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Deshifrohen dorëshkrimet e fundit të Detit të Vdekur

Hulumtuesit kanë deshifruar një prej dy dorëshkrimeve të papublikuara të Detit të Vdekur, duke hedhur dritë në një pergamenë antike prej mbi dy mijë vjetësh. Dhe nuk ishte punë e lehtë.

Për rreth një vit dijetarët kanë mbledhur me durim të madh më shumë se gjashtëdhjetë fragmente teksti të zhubrosur. E që gjërat të vështirësoheshin edhe më shumë, çfarë shkruhej në të nuk mund të lexohej prej kujtdo – ishte enkriptuar me një kod të harruar kaherë, shkruan sot Koha Ditore.

“Dorëshkrimi ishte me kod, por përmbajtja aktuale e tij është e thjeshtë dhe fort mirë e njohur, dhe nuk kishte arsye për ta fshehur”, kanë vlerësuar vlerësuesit Eshbal Ratson dhe Jonathan Den-Dov nga Universiteti i Haifës në Izrael...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm