Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dërrasat që qanin

Në dërrasat e Teatrit Kombëtar, u shfaq Brehti, me regji të Bekim Lumit. Bekimi zgjodhi, dhe trajtoi, si gjithnjë, një temë provokuese, nga më klasiket sot, sotrien e Arturo Ui (Arturo Ui – Historia e një karriere që mund të frenohej) dhe të njejtën, me dinamikën e shtuar të shtjellimit e koncentroi në një minutazh të përshtatshëm për shfaqje të tillë.

Në krahasim me inskenimet e ngjashme regjisori Lumi arrit që të tërën ta përmbledhë në një shfaqje kontinuale, pa ndërprerje, me transformime të roleve që ndodhin në skenë, e me transformime simbolike nëpërmjet ndërrimit të kostumeve dhe makijazhit nën sytë e publikut, me dialogjet e drejtuara drejtë tij, por edhe më përfshirjen e auditorit në mënyrë interaktive, me aktrimin me te, si pjesëmarrjes direkt në shfaqje, shkruan sot Arbër Vehap Shita në Koha Ditore.

Avangardisti

Loja e aktorëve, e karakterizuar me një lëvizje, në momente, brutale skenike, jep karakterin e personazheve të veprës, dhe e shoqëruar me kostumografinë e kohës, pasqyron periudhën e shtjellimit të temës nga vet Brehti, i cili, si hebre që ishte, këtë e shkroi në përudhën e pritjes së vizës amerikane, gjatë qëndrimit të tij në Helsinki të Finlandës, në vitin 1941, për vetëm tri javë shkrim.

Ishte poet dhe dramaturg, i cili rebelizmin e tij e shfaqi në zhvillimin e mënyrës provokuese të trajtimit të saj, duke e shndërruar në arenë të agjitimit dhe iluminizmit politik. Këtu e gjen vetën edhe shikuesi, dhe gjënë edhe lidhjet e Lumit me Brehtin, ngjashmëritë dhe synimet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)