Shumë herët? Me “Avengers: Infinity War” ende nëpër kinema, bota zor se është në nevojë për një tjetër sagë të superheronjve të lidhur mes vete në misionin për mposhtjen e kriminelit të portretizuar nga Josh Brolin. Por “Deadpool” është në një tjetër ligë – ose të paktën në një vlerësim tjetër të moshës.
Derisa shumica e filmave me superheronjë janë për familjarë dhe më tej, “Deadpool” është për të rritur dhe i ashpër, dhe gëzon mundësinë që të ketë rangimin “15” për moshë të shikueshmërisë në Britani të Madhe apo “R” në ShBA, me termet “dhunë e përgjakshme”, “gjuhë e fortë” dhe “pamje të papërpunuara të akteve seksuale”, ashtu siç ka shkruar “British Board of Film Clasification”, shkruan “The Guardian”,transmeton “Koha Ditore”.
Pa përmendur këtu vlerat e brezit të referencave të pop-kulturës, që vetëm një audiencë e vjetër do ta vlerësonte.
Lojërat e rrezikshme u paguan me shumë kujdes: “Deadpool” u bë film i dytë me vlerësimin “R” me më së shumti fitim në historinë e ShBA-së pas “The Passion of the Christ”. Dhe audienca ka nevojë për pak përpjekje që të rikthehen për vazhdimin e këtij filmi. Por tani pasi që ka shumë në bazament, ky vazhdim është prezantuar me një sfidë: si të shpaloset zhanri pa e shikuar sikur je pjesë e tij?
Çfarë e bëri filmin e parë “Deadpool”, dhe këtë të dytin, është mënyra se si kanë gërshetuar sinqeritetin emocional me thumbime të meta-filmit. Komedia vjen nga dhimbja, dhe aftësia e Ryan Reynolds të kalojë në dy regjistra me aq lehtësi është superfuqi që shumë pak aktorë e posedojnë.
Edhe
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
Filmi i dytë nis me Deadpool e Reynolds, i cili përpiqet ta vrasë veten. Duke marrë parasysh se ai ka kapacitet regjenerimi, natyrisht se dështon. Pas disa skenave qesharake të luftimit dhe një parodi e filmave Bond, shpjegohet se si ka ardhur deri këtu: Deadpool në mënyrë tragjike është ndarë nga dashuria e tij e vërtetë Vanessa (Morena Baccarin). Lidhja me “familjen e tij surrogate”, X-Men, nis keq kur ata bashkohen që ta ngushëllojnë adoleshentin mutant, zjarrvënësin e quajtur Russell – i portretizuar nga Julian Dennsion.
Në gjetjen e gjurmëve të Russellit, fillimisht për arsye të panjohura, është Brolin, i cili nuk ka nevojë për “Gurin e Përjetësisë” që të udhëtojë në kohë. “Je shumë i errët. A je i sigurt që nuk vjen nga universi DC”?, e pyet Deadpool... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)