Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çmendu për të mbetur gjallë e njeri!

“Gjyshi William vendosi që të përballet i vetëm me gjermanët, që përmes hipnozës dhe fuqisë së mendjes së tij të ndalojë tanket e tyre. Me duart e drejtuara dhe sytë e fiksuar kah gjermanët, u përpoq t’i detyronte të ktheheshin. Në fakt, tanku i parë u ndal, e pastaj e tërë ushtria. Por, një tank u nis sërish dhe gjyshi nuk u shmang. Kështu, e shkeli e ia këputi kokën. Në këtë mënyrë, asgjë më s’mund t’i dilte në rrugë Rajhut të Tretë”.

Këto fjalë i thotë personazhi Milosh Hërma i filmit çekosllovak “Ostre sledovane vlaky” (Trenat që përcillen me kujdes!), që më 1968 fitoi “Oscarin” si filmi më i mirë i huaj. Ky ishte një nga filmat më tipik të Valës së Re Çekosllovake, të viteve ‘60 të shekullit të kaluar - lëvizje kinematografike që ndryshe njihej edhe si Mrekullia Filmike Çekosllovake. Veprat e kësaj Vale më shumë i ka bërë të njohura humori i errët dhe absurd por, aty nuk mungonte as humanizmi. Madje, edhe për momentet e pushtimit gjerman - siç kishte ndodhur me “Trenat...”!

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humor të tillë unik, me imazhe që ngjajnë me neorealizmin italian - jo veç përmes kopertinës së librit me biçikletën gjermane “Diamant”, të prodhuar nga “Elite-Diamantwerk” gjatë Luftës së Dytë Botërore - shpërfaq vepra e fundit e profesorit të Universitetit të Arteve në Tiranë, Stefan Çapalikut: “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. Kjo vepër (një si “roman” autobiografik), përbëhet nga tregime të shkurta - përjetime të fëmijërisë së autorit, shkruan Agron Shala në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Ngjarjet zhvillohen në Shkodër, në një lagje katolike të qytetit. Autori që ka jetuar në një qytet edhe me shqiptarë myslimanë, e që nënën e ka shqiptare ortodokse (të dy këto fe “lindore”); një i ri që ka lindur nga martesa e “përzier” Veri-Jug - ku Jugu përçmohej nga shkodranët me barsoleta, e veriorët fyheshin nga jugorët “si reaksionarë e jo fort të pastër për nga mënyra e jetesës” - megjithatë është rritur në një mentalitet patriarkal të “fesë perëndimore” që thjesht s’e ka pranuar komunizmin. Por, këtë sistem politik - pra, komunizmin e huaj për të dhe për familjarët e tij - ai nuk e sheh bardhezi si shumë të tjerë në ditët e sotme. Në tregimet e tij ka dhembje, por ka edhe ngjyra, ka humanizëm e humor. Sepse, edhe në momentet e rënda nuk mungojnë individët njerëzorë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.