Pejë, 16 gusht - Në listën përfundimtare të prokurimit për projektet e planifikuara për kontraktim të punës për vitin fiskal 2018 janë 120 mijë euro buxhet për projekte komunitetesh.
E njëjta shumë prej 120 mijë eurosh është planifikuar edhe për vitin e ardhshëm, derisa për vitin 2020 janë paraparë 150 mijë euro për realizmin e projekteve për komunitetet, shkruan sot Koha Ditore.
Me këto mjete janë planifikuar të financohen kryesisht projekte infrastrukture, për përmirësimin e lagjeve dhe fshatrave ku dominojnë komunitetet.
Mirëpo mjete që figurojnë si buxhet për projekte komunitetesh as sivjet nuk janë duke u menaxhuar nga Zyra për komunitete.
“Buxheti figuron në zyrën tonë për investime projektesh, por ai buxhet nuk menaxhohet prej zyrës sonë, por prej zyrës së kryetarit”, thotë Sabaudin Cirikoviq, shef i Zyrës komunale të komuniteteve në Pejë. Në Zyrën e komuniteteve pohojnë se nuk janë në gjendje të tregojnë se cili komunitet ka fituar më pak apo më shumë nga projektet, për shkak se jo vetëm sivjet, por edhe 4 vjetët e kaluar, siç thonë në Zyrën e komuniteteve, nuk kanë qasje në menaxhimin e buxhetit të saj dhe projekteve që realizohen në emër të kësaj zyre (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Kuvendi i Pejës miratoi buxhetin për vitin 2022
-
Komuna e Pejës planifikon 10.5 milionë euro investime kapitale për vitin 2021
-
Kryetarët e bashkësive lokale në Pejë do të paguhen nga 300 euro në vit
-
Rreth 1 milion euro për asfalt në Pejë
-
Peja rrit mbi 1.3 milionë euro investimet kapitale për vitin 2019