Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Centauri, banori i përjetshëm i Pelionit

Pyjet e dendura, me drunj të lartë me gjethe të vargëzuara gjer në tokë, dhe shtigjet që formohen mes tyre e shpijnë kush e di se ku. Të përhumbin shikimin, mes shpatijesh të larta, ujëvarash, e dendësisë së gjelbër. Bukuria përrallore shpërfaq njëkohësisht fuqinë mistike të natyrës dhe ngjall forcën e imagjinatës së njeriut.

Rrugët malore, vështirë të përshkueshme, në lartësi marramendëse e të shoqëruara jo rrallë nga stuhi të furishme dhe re të dendura në qiell. Klimë e ftoftë edhe në ditët e nxehta të verës. Ky është mali Pelion, në gadishullin Magnezia të Greqisë, ku grekët e lashtë besonin se jetonin centaurët. Krijesë hibride me gjysmë trup njeriu e gjysmë kali, figura e famshme mitologjike, njeriu-kalë, haset në shumë vepra të ndryshme arti të mitologjisë greke.

Centauri haset po aq edhe në literaturën klasike, e për të është shkruar nga poetët e mëdhenj të kohërave të shkuara. Se çfarë e bën centaurin të veçantë, çfarë simbolizon ai dhe vendin që kjo krijesë zë në disa vepra të rëndësishme, është tema që shtjellohet në vijim, inspiruar nga një udhëtim në regjionin e Magnezias, përmes malit Pelion (pra, vendbanimit të centaurëve sipas mitologjisë). Aq e magjishme është natyra e asaj ane, saqë të ngjallë ndjesinë e të qenit në një përrallë, e rrjedhimisht se centaurët jetojnë aty njëmend...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm