Skulpturat dhe tablotë e Viktor Ferrajt u bëjnë goxha vend figurave mitologjike.
Seria e punimeve të fundit, atyre që janë shfaqur në publik në fillim të marsit, sjellin simbiozën midis njeriut dhe kafshëve.
Centaurët janë të njohur në mitologjinë greke si bashkëdyzim i njeriut dhe kuajve, shkruan sot Koha Ditore.
Në mitologji trupi i kuajve plotësohet me portretin njeriut, por edhe te punimet e Ferrajt që janë ekspozuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë. Pikturat dhe skulpturat e Ferrajt janë në të njëjtën vijë. Ato plotësojnë njëra-tjetrën. Por një lloj kaosi mbizotëron gjithandej punimeve në ekspozitën “Centaur”, që përbëhet nga cikli me të njëjtin titull dhe ai “Habitat”.
“Mesjeta ka qenë kaotike. Kishte mendime të ndryshme. Ne tash jetojmë në një fazë të këtij lloji”, thotë artisti... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)