Muzeu Bunk’Art 2 kushtuar viktimave të terrorit komunist në Shqipëri, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka ofruar uljen e çmimit të biletës duke nisur nga dita e mërkurë 15 - 17 shkurt 2017.
Në një postim në faqen e “Muzeu Bunk’Art 2” në Facebook shkruhet se: “Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosoves, Bunk’Art 2 jep një ofertë speciale për të gjithë vizitoret që vijnë nga Kosova duke filluar nga dita e mërkurë 15 shkurt me një ulje të çmimit të biletës nga 500 në 350 lekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oferta vazhdon deri në ora 20:00 të datës 17 shkurt 2017. Për të përfituar nga ky çmim special mjafton të tregoni në momentin e blerjes së biletës letërnjoftimin tuaj”. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e Muzeut Bunk’Art 2.
