Artikull i përditësuar - “Summer of ’69” ka kthyer atmosferën festive, me sallën që ka duartrokitur dhe kënduar pothuajse çdo varg.
Interpretimet e “Cuts like a knife”, “Lonely nights” dhe “The only thing that looks good on me is you” kanë dëshmuar edhe një herë se repertori i Bryan Adamsit ruan të njëjtën fuqi edhe pa shoqërim të një bande të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti ka vazhduar me një udhëtim nëpër më shumë se katër dekada krijimtarie, ku çdo këngë pritet me ovacione dhe dëshmon se edhe në formatin më të thjeshtë, Adams mbetet artist që arrin të krijojë lidhje të menjëhershme me publikun. Edhe me atë që takohet për të parën herë, si ai në Prishtinë.
Adams në Prishtinë thirrjen për dashuri ia dedikon Palestinës
Artikull i përditësuar -
Me “Love is stronger than hate”, Adams i ka bërë homazh popullit të Palestinës ndërsa këtë vepër ka thënë se ua dedikon edhe personave me PTSD - çrregullim post-traumatik - duke nisur nga rrëfimi personal për babanë e tij që e kishte përjetuar pasi kishte kryer shërbimin ushtarak në Lindjen e Mesme.
Bryan Adams nis koncertin në Prishtinë, publiko këndon njëzëri me të

Koncerti akustik i yllit kanadez Bryan Adams ka nisur të shtunën mbrëma në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Publiku po shijon nga afër interpretimin e një prej ikonave të muzikës rock dhe rock-pop në formatin e tij intim “Bare Bones”.
Vetëm me kitarën në duar dhe i shoqëruar në piano nga bashkëpunëtori shumëvjeçar Gary Breit, Adams ka sjellë një mbrëmje që zhvesh hitet e tij nga orkestrimi i zakonshëm, duke i lënë në qendër zërin, melodinë dhe lidhjen e me publikun i cili ka kënduar njëzëri me të.
Që në tingujt e parë të “Run to you”, atmosfera në sallë është ndezur, ndërsa interpretimet akustike të “Back to you”, “Here I am” dhe “Can’t stop this thing we started” kanë krijuar afërsi të veçantë midis artistit dhe publikut.
Në këtë format minimalist, çdo këngë po merr dimension më personal, me Adamsin që i ndërthur rrëfimet, humorin dhe komunikimin spontan midis interpretimesh.