Më shumë se 100 vjet pas hapjes së tij, muzeu “Terra Sancta” është rihapur në Jerusalem, me eksponate të reja dhe moderne, që i rrëfejnë jetën dhe periudhën në të cilën jetoi Jezusi.
Është mbase befasuese që kjo paraqet herën e parë që një Muze izraelit ka ndërmarrë një ekspozitë moderne për jetën në Tokën e Shenjtë, në Jerusalemin e periudhës së Tempullit të dytë, shkruan sot Koha Ditore.
Muzeu, që ishte hapur për herë të parë më 1902, ka një vendndodhje fantastike. Ai është vendosur brenda Kishës Françeskane të Fshikullimit, në cepin lindor të Qytetit të Vjetër, shumë afër Portës së Luanit.
Në bazë të traditës së krishterë, ky vend është quajtur ashtu, pasi që thuhet se pikërisht aty ushtarët romakë e kishin fshikulluar Jezusin. Është kjo vendndalja e dytë në Via Dolorosa, shtegun që besohet ta ketë marrë Jezusi derisa po e bartte kryqin në vendin e kryqëzimit të tij... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Arkeologët në Jerusalem gjejnë unazën prej ari dy mijë e 300 vjet të vjetër
-
Mundësia e zhvendosjes së mozaikut me motive të krishtera nga Izraeli ngjall polemika
-
Gërmohet varri i mamisë së Jezusit në Jerusalem
-
Tualeti 2.700 vjeçar i gjetur në Jerusalem ishte luks, rrallëkush e kishte
-
Zbulohen mure nga koha e Tempullit të Parë në Jerusalem