Brisku e brusha e rrojës, pasqyra jo fort e madhe që i takonin përditshmërisë së Nikola Teslës, janë midis gjësendeve që tashmë janë shndërruar në artefakte. Gjenden në anën e djathtë të Muzeut që mban emrin e njërit prej shpikësve më të mëdhenj, inxhinierit të inxhinierisë elektrike e mekanike, fizikanit që është prej shkencëtarëve më me nam në botë edhe sa i përket numrit të patentave për zbulimet që ka bërë.
Rruga “Krunska” në Beograd ka marrë nam, kur më 1955 aty u hap ky Muze. Një grupi prej nja 15 vizitorëve u është caktuar ora 14:00 për të filluar vizitën me ciceronin që shpjegon në gjuhën angleze. Pasi përfundon ajo e një grupi nxënësish filloristë nga Beogradi, u hapet rruga të huajve për të hyrë në Muze, shkruan sot Koha Ditore.
Filloristët ia kanë mësyrë Muzeut që t’i kenë më të qarta mësimet që marrin në lëndën e fizikës për shpikjet e Teslës. Kur paguhet bileta prej 500 dinarësh, ata që mbajnë ndonjë bankënotë prej 5 dinarësh, mund të shohin portretin fytyrëmprehtë, me mustaqe e flokë të krehur me një vijë midis kokës që i ndan në dysh.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Shtëpia e fisnikërisë”, një udhëtim në botën e aristokracisë kineze
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
Drejt dritës dhe dashurisë
-
Qielli si kanavacë – vepra monumentale e frymëzuar nga Panteoni i Romës
-
Skena e Prishtinës në pritje të Bryan Adamsit për një natë të paharrueshme