Para pak kohësh në Split të Kroacisë doli nga shtypi, ndërsa më 8 korrik u përurua, botimi prestigjioz me titull: “Cambijev zbornik, Zbornik radova posvećenih osamdesetogodišnjici života Nenada Cambija (përmbledhje punimesh kushtuar tetëdhjetëvjetorit të jetës së Nenad Cambit)“ në dy vëllime me afro 1000 faqe gjithsej, kushtuar 80-vjetorit të lindjes së anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kroacisë, profesorit emeritus në Universitetin e Zarës arkeologut, Nenad Cambi.
Vëllimi i parë
Edhe pse në fillim ishte planifikuar një vëllim i këtij botimi, për shkak të numrit të konsiderueshëm të kontributeve të ofruara nga kolegët dhe ish-studentët të cilët kishin treguar interesim ta nderojnë profesorin Cambi, Redaksia dhe Këshilli botues ndërkombëtar me anëtarë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia ishin detyruar ta bëjnë një seleksionim të tyre dhe botimi është dashur të ndahet në dy vëllime.
Vëllimi parë i ka 491 faqe dhe në të janë përfshirë 26 studime te autorëve nga universitetet dhe institucionet e ndryshme arsimore e shkencore të vendeve të ndryshme.
Në pjesën hyrëse janë prezantuar jeta dhe personaliteti i akademik Nenad Cambi në gjuhën angleze nga Radosllav Buzançiq: “Academician Nenad Cambi: Miscellanea to Celebrate his Eightieth Birthday” (Akademik Nenad Cambi: Përmbledhje punimesh me rastin e shënimit të ditëlindjes së tij të tetëdhjetë), si dhe bibliografia e punimeve: “Bibliografija radova Nenada Cambija 1967.-2019.” (botime të veçanta, monografi, studime nëpër revista shkencore, artikuj nëpër gazeta e tjera) të akademik Nenad Cambi e po ashtu edhe pasqyra e veprimtarisë pedagogjike e tij prej vitit 1967 deri në vitin 2019 e përgatitur nga Tatijana Petriq.
-
Figura e perandorit Dioklecian në dritën e studimeve të reja
-
“Vështrim psikologjik mbi çështjen Çame”, studim mbi trashëgiminë e traumës ndër breza
-
Ndihmesë në hulumtimin e “Gjurmimeve albanologjike” – seria e shkencave filologjike
-
“Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” sjell portretin e intelektualit të përmasave botërore
-
“2000 vjet krishterim te shqiptarët” dëshmon autoktoni e identitet evropian