Këto ditë po mbahet në Amman Panairi ndërkombëtar i librit ku po ekspozojnë botimet e tyre rreth 400 shtëpi botuese nga Lindja e Mesme dhe më gjerë. Në këtë Panair bie në sy prania e Mehmet Ali Pashës dhe dinastisë së tij (1805-1952), në disa shtande me rreth 20 libra të ndryshëm, origjinalë ose të përkthyer në arabishte nga gjuhët evropiane.
Gati më shumë se gjysma e tyre gjenden në shtandet e botuesve egjiptianë, gjë që është e kuptueshme, por janë edhe të tjerë në shtandet e botuesve jordanezë, sirianë, libanezë e palestinezë, sepse Mehmet Aliu sundoi një kohë (1831-1841) këto vende dhe la gjurmë në historinë e re të këtyre vendeve. Në këtë kontekst vërehet interesimi i historianëve të rinj të këtyre vendeve të cilët po sjellin risi në veprat e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë prej tyre është historiani jordanez Qasim Nawasrah, libri i të cilit është ekspozuar në shtandin e Ministrisë së Kulturës në Jordani. Vërtet libri ia vlen të prezantohet për disa arsye...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.