Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bob Dylan më në fund pranon Çmimin Nobel në një ceremoni private

Këngëtari amerikan Bob Dylan ka pranuar medaljen dhe diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2016, më shumë se tre muaj pas mbajtjes së ceremonisë.

Akademia Suedeze ka njoftuar shkurtimisht, duke mos dhënë më shumë detaje se kur është zhvilluar kjo ngjarje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dylan e ka pranuar këtë çmim në një takim privat me akademinë në Stokholm, ku asnjë gazetar nuk ka marrë pjesë. Këngëtari më pas ka zhvilluar një koncert të planifikuar në qytet

Një anëtar i Akademisë Suedeze, e cila e jep çmimin, ka thënë për "Associated Press" se "gjithçka ka shkuar shumë mirë" dhe se 75-vjeçari Dylan ishte "një person shumë i mirë, shumë i këndshëm". 

Dylan, 75-vjeç, është këngëtari i parë që ka fituar këtë çmim prestigjioz.