Kulturë

“Nobeli” i paparashikueshëm për letërsi

Historia e fundit e çmimit nuk ofron një imazh të qartë të trajektoreve të tij – vitet e fundit ofrojnë një përzierje idesh konkurruese. Kur e pyeta gazetarin suedez, romancierin dhe mbuluesin e çmimeve “Nobel”, Jens Liljestrand, se kush mendonte se do të fitonte, ai shkroi: “Askush nuk e di më, dhe është e vështirë të mendosh në mënyrë logjike, si funksionon ky sistem pas Dylanit – një ikonë e kulturës pop? Ishiguros, Louise Glück”

Kur Dario Fo, një satirik politik i errët ndërkombëtar dhe në kuptimin e plotë të fjalës një palaço, fitoi çmimin “Nobel” për letërsi 25 vjet më parë, organizatorët e çmimit i thanë botuesit të tij që po t’ia jepnin atë dikujt me të njohur – të themi, Salman Rushdie ose (të mrekullueshmit, akoma gjallë) Arthur Miller – do të kishte qenë “shumë i parashikueshëm, shumë i njohur”. Kjo përmbledh në thelb reputacionin e kamotshëm të “Nobelit” për letërsi: Komiteti i Çmimit Nobel ishte i njohur për lëvizjen nëpër Evropë (kryesisht) për shkrimtarë të denjë, por shpesh që kishin një anë të errët, por kishte si në rastin e Fosë, edhe dimension politik, në linjë me politikën e majtë të Akademisë Suedeze, që jo rrallë pasqyrohej nga laureatët e saj.

Çmimi “Nobel” i sotëm për letërsi nuk është qartë i njëjti çmim që fitoi Fo – nuk është as i njëjti çmim që fitoi romancieri francez Patrick Modiano në vitin 2014. “Nobeli” mbetet çmimi kulturor më prestigjioz në botë, pavarësisht nga polemikat dhe skandalet e freskëta. Në vitet e fundit identiteti i tij është bërë konfuz mes zgjedhjeve të çuditshme (Bob Dylan), atyre konvencionale (Olga Tokarczuk), dhe çmimeve letrare që ishin ekuivalente me të kërkuarit pëlqime në Twitter (Peter Handke). Me të gjitha kthesat në të majtë dhe mbikorrigjimet, nuk është e qartë se çfarë po përfaqëson çmimi “Nobel” për letërsi.

Historia e fundit e çmimit nuk ofron një imazh të qartë të trajektoreve të tij – vitet e fundit ofrojnë një përzierje idesh konkurruese. Kur e pyeta gazetarin suedez, romancierin dhe mbuluesin e çmimeve “Nobel”, Jens Liljestrand, se kush mendonte se do të fitonte, ai shkroi: “Askush nuk e di më, dhe është e vështirë të mendosh në mënyrë logjike si funksionon ky sistem pas Dylan-it, një ikonë e kulturës pop? Ishiguros, Louise Glück”.

Ku do të shkojë më pas? A duhet që çmimi të vazhdojë të shpërblejë shkrimtarët me mbipeshë e me një të errët të prozës së dendur? A duhet të pranojë aplikime përmes ‘Mediumit’? A duhet të bëhet çmimi i parë letrar që i jepet një inspiruesi? (Një inspiruesi të vërtetë, jo një aspirues si Salman Rushdie ose njerëzit që ai u shkruan mesazhe në Instagram në orën dy të mëngjesit).

Megjithatë, përkundër krejt pasigurive, tri pika të dhënash mund t’i ndihmojnë ata që hamendësojnë nga kolltuku për çmimin “Nobel”. E para janë identitetet e tre laureatëve më të fundit. Në vitin 2017, pasi fitoi Ishiguro, shkrova se çmimi “Nobel” po bëhej më populist dhe argëtues dhe po eksploronte mënyra të ndryshme të letërsisë, si historitë gojore të Svetlana Alexievich dhe bashkëpunimet e Bob Dylanit me Jeff Lynne. Gabova për këtë. Çmimi u anulua – në kuptimin e vjetër të fjalës, megjithëse në kuptimin e ri, gjithashtu – vitin tjetër shtatë anëtarë të Akademisë dhanë dorëheqjen. Që kur u kthye, Akademia ka bërë tri zgjedhje të letërsisë, me L të madhe: Tokarczuk, Handke dhe Glück.

Në intervistën time me kryetarin e Komitetit të Çmimit Nobel, Anders Olsson, ai e theksoi këtë përsëri dhe përsëri: Akademia është e fokusuar ekskluzivisht në meritat letrare dhe asgjë tjetër. Kjo është arsyeja pse politika për faqe të zeze e Handkes nuk e kishte diskualifikuar; është gjithashtu arsyeja pse dikush ndoshta nuk duhet të presë një zgjedhje tjetër joshëse si Bob Dylan – megjithëse, për të qenë i drejtë, nuk duhet të besohet kur bëhet fjalë për “Dylanology” dhe çmimin “Nobel”. Në çdo rast ne kemi pasur tre fitues radhazi të cilët mund të quhen “shkrimtarët e shkrimtarëve”.

Rekordi po ashtu për faqe të zezë i çmimit “Nobel” për sa i përket diversitetit është një pistë e dytë për spekulatorët. Megjithëse çmimi është dhënë 117 herë, vetëm 16 gra e kanë fituar. Asnjë shkrimtar afrikan nuk e ka fituar. Çmimi u është dhënë evropianëve 14 herë këtë shekull – kjo pavarësisht nga theksimi i zëshëm i Komitetit Nobel në diversitetin më të madh dhe kërkimfaljet thuajse publike për namin si eurocentrist.

Me këtë në mendje, gjasat që çmimi “Nobel” i ardhshëm në letërsi t'i jepet një joevropiani dhe joamerikani duhet të jetë jashtëzakonisht i lartë. Duhet. Megjithatë, sa për t’i dhënë drejtim kësaj bisede, është e qartë se Komiteti Nobel do të bëjë çfarë të dojë dhe se ajo që dëshiron është që të shpërblejë një romancier të ashpër që shkruan reflektime lirike.

Natyrisht, pika e tretë dhe më e rëndësishme e të dhënave është se ju kurrë nuk e dini, në asnjë rrethanë, më besoni. Unë jo vetëm që nuk jam i mirë në këtë, por jam jashtëzakonisht i keq. Unë kurrë nuk ia qëlloj dhe shpesh e kam gabim.

Pesë vjet më parë, pasi thashë që Bob Dylan jo vetëm që nuk do të fitonte çmimin “Nobel” atë vit, por se ai kurrë nuk do ta merre atë, shkova në BBC për të mbrojtur nderin tim. I pyetur, në fund, se kush sipas meje do ta merrte vitin e ardhshëm, isha i bindur se Ngũgĩ wa Thiong'o, pa dyshim romancieri më i madh i Afrikës. Unë, si gjithmonë, kam qenë gabim, ani pse përsëri do ta përsëris se ky mund të jetë Ngũgĩ. Po shpresoj.

Nuk mendoj për ndonjë opsion tjetër. Ernaux ka vëmendjen për momentin – emri i saj ka dalë në çdo bisedë që kam pasur me skandinavët dhe në mesazhet që marr nga lexuesit. Kjo përsëritje e tanishme e Akademisë duket më konservatore sa i përket formës sesa versionit që u dha çmimin Dylanint dhe Alexievich, i cili duket se e bën të pamundur përzgjedhjen e një memoristi, madje edhe një që ka merita letrare të padiskutueshme si Ernaux. Sidoqoftë, ka energji të pamohueshme prapa kandidaturës së saj.

Gjithashtu, nëse Winston Churchill mund të fitojë si një shkrimtar jofiktiv për “Udhëtimi im afrikan”, me siguri Annie Ernaux mund të fitojë për gërmimet e madhësisë së pamfletit të së kaluarës së saj.

Lyudmila Ulitskaya është një laureate klasike e “Nobelit”, por unë jam skeptik për shanset e saj. Maryse Condé dhe Nuruddin Farah, si dhe Ngũgĩ, janë të preferuarat shumëvjeçare për ata që kërkojnë një kandidat joevropian për të vënë bast.

Marrë nga “NewRepublic”. Përktheu: Alberina Haxhijaj