Prishtinë, 25 tetor – Lumi Vjosa në pamjet që sjell regjisori amerikan Britton Caillouette në dokumentarin “Blue Heart” është piktoresk. Por çdo sekuence të bukur regjisori i vë përballë një kontrast, një pamje brutale si makina që gërmojnë shtratin e lumit a betonizimi i lumenjve nëpër vende të Ballkanit për të ndërtuar hidrocentrale.
Kjo bëhet me qëllim që të theksohet rëndësia që ka mbrojtja e lumenjve të fundit të egër në Evropë, apo mbrojta e zemrës së kaltër, siç e ka titulluar regjisori Caillouette. Brenda dokumentarit 45-minutësh, përveç kundërshtimit që u është bërë hidrocentraleve në Shqipëri nuk mungojnë as beteja të tilla në Maqedoni e Bosnjë-Hercegovinë.
“Blue Heart” ka qenë një nga dokumentarët që u shfaq të mërkurën në “Project Space” të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”. Para bukurive të Ballkanit dhe përpjekjeve e triumfeve për të shpëtuar lumenjtë që sjell dokumentari “Blue Heart”, publiku pa një ritual të veçantë në Amazonë, nëpërmjet dokumentarit “Timbo”, produksion i viti 2017. Shfaqja e këtyre dy dokumentarëve, të mërkurën u bë në kuadër të natës së dytë të festivalit “Mov(i)e Activism Film Festival”. Për ta sjellë këtë festival udhëtues - që organizohet që nga viti 2016 - fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” ishte bërë bashkë me “Kino Armatën” dhe “Termokissin”.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
{gallery}