Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Biblioteka “Pjetër Bogdani” synon ta kompletojë koleksionin e botimeve françeskane

Biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, mëton ta kompletojë gjithë kolanën e botimeve të bibliotekës françeskane “At Gjergj Fishta” të Shkodrës.

Një pjesë e këtyre botimeve veçse i është shtuar fondit të këtij institucioni, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy bibliotekave, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja për bashkëpunim për shkëmbim e huazim të materialeve bibliotekare nga fusha e albanologjisë, e veçanërisht librit dhe dorëshkrimeve, është nënshkruar nga Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Atë Vitor Demaj, drejtori i bibliotekës françeskane “At Gjergj Fishta” në praninë e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala, dhe ministrit Provincial të Françeskanëve në Shqipëri, pater Aurel Gjerkaj. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në fundjavë, biblioteka françeskane “At Gjergj Fishta” ia ka dhuruar bibliotekës “Pjetër Bogdani” të gjithë numrat e revistës “Hylli i Dritës” të botuar prej vitit 2006 deri më 2017, si dhe numrat e revistës së përjavshme kulturore që e boton qendra e studimeve shqiptare “Ernest Koliqi”, të botuar nga viti 1999 deri më 2005.

Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është pasuruar edhe me revistën “Feniksi” që merret me studime albanologjike dhe, po ashtu, me tituj të tjerë nga kolana e botimeve të bibliotekës françeskane “At Gjergj Fishta”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)