Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Biblioteka Kombëtare, epiqendër për lexim e hulumtime

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, është njëra nga epiqendrat kryesore për adhuruesit e leximit.

Nxënës, studentë, studiues vendorë e të huaj, zgjedhin hapësirat e kësaj biblioteke, për t'u pasuruar përmes leximit të artikujve të ndryshëm në fusha të ndryshme, e njëherësh edhe për lexim të lirë.

Por, me sa duket, periudha të caktuara kanë ndikimin e tyre, sa i përket numrit të lexuesve që shfrytëzojnë hapësirat e kësaj biblioteke, me ç'rast numri i tyre shkon duke u reduktuar.

Rreth funksionimit të Bibliotekës Kombëtare, Gresë Maliqi, zyrtare e Botimeve, tregon për artikujt dhe mundësinë që u ofrohet të rinjve për të lexuar në ambientet e bibliotekës.

Maliqi flet edhe për nivelin e leximit në ditët e sotme, si dhe nevojën për digjitalizimin e librit. E, nëse leximi online e ka dominuar ose jo leximin në kopje fizike, ajo bën diferencimin.

Ndërkaq, kur flitet për literaturën që nxënësit apo studentët zgjedhin që t’i plotësojnë nevojat për lexim, Maliqi tregon fokusimin e tyre.

Jo rrallëherë, lexuesit nxiten të lexojnë librin e filmit që kanë parë. Gresa Maliqi shkëput detaje interesante nga bisedat me ta.

Ajo përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë, lidhur me vlerën e leximit.

Në njërën prej hapësirave të Bibliotekës Kombëtare, kishte studentë, të cilët po shfrytëzonin qetësinë e këtij ambienti për t'u përgatitur për lëndët përkatëse.

E duke qenë periudhë festive, të rinjtë po shfrytëzojnë kohën e pushimit, mbase për t’iu rikthyer sërish leximit në këndet e bibliotekës.

Artikuj të ngjashëm