Rrënimi i një kompleksi dyqanesh të ulëta, të ndërtuara në kohën e komunizmit i ka liruar goxha pamjen një monumenti. Vetë ato lokale qenë ndërtuar mbi bazën e një objekti tjetër më të moçëm.
Por objekti, që tash e ndajnë dy institucione të vendit, ka simbolikën e veçantë. Është pjesë e një kompleksi ndërtesash, që arkitektja Florina Jerliu e quan bërthamë të Prishtinës moderne, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMonumentin e mbrojtur me ligj si vlerë të trashëguar të kulturës materiale, sot e shfrytëzojnë Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Agjencia e Statistikave e Kosovës. E para i ka vënë fasadës së jashtme ngjyrë okër e tjetra ngjyrë të kuqe të mbylltë.
Objekti i takon fundit të shekullit XIX, fazës së fundit të sundimit osman në këtë anë. Një kohë qe përdorur si burg. Në një tjetër periudhë ka qenë “shtëpia” e gazetës së famshme “Rilindja”. Kujtime nga kjo periudhë e punës së gazetës në këtë objekt ka evokuar doajeni i gazetarisë, Zenun Çelaj.
Urdhri properëndimor i Sulltanit
Arkitektja Florina Jerliu e njeh mirë historinë e qytetit edhe në Kosovë. Kompleksin e ndërtesave në të cilën bën pjesë edhe monumenti në fjalë, ajo e cilëson si bërthamën e Prishtinës moderne.
Pa komentuar për politikën e Sulltan Abdyl Hamitit, që ishte në krye të perandorisë, në kohën kur u ndërtuan këto godina, Jerliu thotë se ai ka kontribut të veçantë në sjelljen e frymës properëndimore në objektet publike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.