Një film i pazakontë ka nisur të marrë vëmendje në botë. Edhe pse i shkurtër vetëm dy minuta, filmi i titulluar “Thursday Appointment” ka nisur të marrë çmime në Afrikë.
Filmi që flet për martesën, e që nxjerr një mesazh të fuqishëm nga një bisedë e një çifti të moshuar brenda një veture, është shpërblyer me çmim në Festivalin e Filmit në Afrikë, “Luxor”.
Në film, çifti i moshuar ia reciton njëri-tjetrit poemën e Hafezit. Ndërsa kur vetura ndalet në semafor, çifti vëren një çift më të ri që bërtet ndaj njëri-tjetrit me të bijën e tyre të mërzitur të ulur prapa. Më pas çifti i moshuar bën një gjest që thotë shumë për mënyrën se si e ka çuar martesën e vet dhe se si ata që duhen mund të pajtohen pas përplasjeve.
Filmi është realizuar nga 20-vjeçari nga Irani, Syed Mohammad Reza Kheradmand.
-
I riu i propozon një vajze midis rruge në Sarajevë, ndaloi trafikun me tre vetura
-
15 vjeçarja që po avokon kundër martesave të hershme merr çmim kanadez
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim, sonte në “Express”
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
-
Një aeroport vendos kufi kohor për përqafimet