Në Sarajevë sot është prezantuar Deklarata për gjuhë të përbashkët, të nënshkruar nga mbi dy mijë persona, raportoi Radio Europa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Në Deklaratë kësaj gjuhe nuk i jepet një emër, por thuhet se kjo është gjuhë e përbashkët për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi e Kroacisë. Theksohet se bëhet fjalë për gjuhë standarde të përbashkët të tipit policentrik, përkatësisht për gjuhën që e përdorin shumë popuj në disa shtete me variante përkatëse, ashtu sikurse edhe gjermanishtja, anglishtja, arabishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe gjuhë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“... Që të katër variantet standarde ekzistuese aktuale janë të barabarta dhe nuk mundet që njëra prej tyre të konsiderohet gjuhë e tjetra variant i asaj gjuhe. Prandaj, ne nënshkruesit e Deklaratës thërrasim që të mënjanohen që të gjitha format e segregacionit gjuhësor dhe të diskriminimit gjuhësor në arsim dhe institucionet publike”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e rreth 200 personave të jetës publike e rajonale, që e kanë nënshkruar Deklaratën.
Po ashtu thuhet se nuk duhet të ngatërrohen gjërat, “një është shteti e tjetër gjuha”.