Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bardi i pikturës shqiptare

Sot mbushen 20 vjet nga ndarja fizike e krijuesit, piktorit, pedagogut, akademikut Muslim Mulliqi, doajenit të pikturës shqiptare.

Muslim Mulliqi, padyshim, është emri më i njohur i arteve pamore si në Kosovë e në trevat e tjera ku jetojnë dhe krijojnë artistët shqiptarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në frymën e fundit të jetës i mbeti besnik pikturës me motive dhe imazhe nga nënqielli kosovar, duke filluar nga cikli i “Kullave”, “Hamajve”, e deri te “Pushtimi i hapësirave të reja”, të cilët e ngrenë krijuesin në njërin ndër prijatarët e parë në shpërfaqjen e refleksioneve të para të artit modern që nga vitet e shtatëdhjeta.

Dita e 13 janarit të vitit 1998 për bardin e pikturës ishte ditë e kobshme, ditë kur dashamirët e artit, pikturës së tij, miqtë, kolegët e tij dhe pjesa më vitale e shoqërisë, studentët, që aq shumë i admironte, mbeten pa pedagogun, pa kolosin e pikturës shqiptare.

Sinonim i ekspresionit

Emri i tij jo vetëm që u bë sinonim për frymën e drejtimit ekspresionit në artet pamore të trevave shqiptare, por veprat e tij u ekspozuan në të gjitha qendrat e ish-Jugosllavisë, në evenimentet më të rëndësishme siç kanë qenë: Bienali i pikturës, Trineli i vizatimit, Sallonet pranverore, vjeshtore dhe në shumë manifestime të tjera tematike e konceptuale.

Në të gjitha këto ekspozita ishin të ekspozuara veprat e piktorit, i cili me talentin dhe frymën ekspresive jo vetëm që i mahniti dashamirët dhe kritikët e artit, por, ishte edhe laureat i shpërblimeve nga këto ekspozita dhe krahas emrave nga qendrat jashtëshqiptare, emri i tij u bë sinonim i pikturës kosovare, ndërsa nga kritikët e artit u vlerësua si ekspresionist i denjë i kullave dhe portreteve dukagjinase.

Pra, për një kohë shumë të shkurtër, por me një opus shumë të vëllimshëm ndikoi në zhvillimin dhe afirmimin e artit kosovar, pa veprat e të cilit nuk mund as të paramendohet një zhvillim drejt tendencave moderne. Apo siç është shprehur piktori, kolegu i tij prof. Rexhep Ferri në një shkrim të shkurtër eseistik për monografinë “Muslim Mulliqi, Jeta dhe krijimtaria Artistike” se ai “ishte piktor më me ndikim nga të gjithë ne që filluam jetën e arteve në Kosovë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)