Me shtyrjen e karriges drejt skenës zë fill historia me dy personazhe. Gjithçka shkon ngadalë dhe ai që luan me karrigen duket i përhumbur. Vazhdimisht është në kërkim të diçkaje.
Ndryshon krejtësisht kur i ofrohet balerini tjetër. Lëvizjet marrin ritëm dhe komunikimi i tyre nëpërmjet lëvizjeve nis të kompletojë mozaikun e shfaqjes “Un trait d’union” me koreografi të Angelin Preljocajt, që ka hapur prezantimin e trupës së tij të baletit “Ballet Preljocaj”, të shtunën, në Prishtinë.
Bashkimi i çiftit i jep tjetër frymë gjithçkaje dhe nxjerr qartë në pah se e plotësojnë njëri-tjetrin. Është asi raporti ku ekzistenca varet nga bashkimi i njerëzve, shkruan sot Koha Ditore.
Afrimi, refuzimi dhe i gjithë debati që bëhet nëpërmjet gjuhës së baletit nxjerr në pah njëfarë tentimi për afrim që mund të vijë pas ndarjes.
Vepra “Dasma” e Igor Stravinskyt ishte fija prej së cilës më 1989 e ka nxjerrë fillin e shfaqjes së tij koreografi shqiptaro-francez me nam botëror, Angelin Preljocaj. Përderisa kompozitori e pianisti rus, i cili shquhet për krijimtarinë e tij gjatë shekullit të kaluar kishte zyrtarizuar shkurorëzimin, Preljocaj sjell intimitetin, raportin social e përditshmërinë e dasmës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Angjelin Preljocaj mahnit publikun shqiptar me “Un trait d’Union”
-
Angjelin Preljocaj me “Trait d’Union” premierë botërore në Tiranë
-
Preljocaj synon shfaqje emocionuese në Festivalin e Vallëzimit në Tiranë
-
Baleti është lidhja e trupit me shpirtin
-
Ambasada Franceze sjell shfaqjen e baletit “Baleti Preljocaj” në Prishtinë