Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me histori lufte e dashurie në festivalin bullgar

Një copë historie për personat e zhdukur në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë do të shpaloset edhe në Bullgari. Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës do ta rrëfejnë këtë histori nëpërmjet lojës me lëvizje, me shfaqjen “Xhulieta pa Romeon”.

Në ditën e pesëmbëdhjetë të këtij muaji shfaqja me koreografi të Darrel Toulon - e dhënë premierë në Prishtinë në qershor të vitit të kaluar - do të jepet në ditën e tretë të festivalit bullgar të muzikës dhe baletit “MozartFest”, në qytetin Pravets, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas rrëfimit për Xhulietën, e cila mbetet pa Romeon sherri i luftës, balerinët kosovarë do të ngjiten në skenë për të sjellë një tjetër histori dashurie. “Dasma” me koreografi të Mehmet Ballkan - e dhënë premierë në tetor të viti 2013 në Prishtinë, e cila trajton fatin e një çifti që pengesë për bashkim e kanë armiqësinë midis popujve që u takojnë, po ashtu do të shfaqet para audiencës bullgare.

E në edicionin e 13-të, për pesë ditë në këtë festival që mbahet afër liqenit të qytetit bullgar, do të prezantohen koncerte, shfaqje operash, pos të tjerash, edhe nga Filarmonia e Sofjes e ansamble të tjera shtetërore nga Bullgaria e vende të tjera. Baleti Kombëtar i Kosovës merr pjesë si mysafir... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.