“Të jesh baba, është ndjesia më e bukur në botë. Është një gjë shumë mahnitëse të shikosh sytë e fëmijës për herë të parë, t’ia mbathësh këpucët apo t’i mësosh gjëra të reja...”
Ky është një nga mbishkrimet që shoqëron ekspozitën me fotografi “Baballarët Suedezë dhe Kosovarë” që ka për qëllim nxitjen e debatit publik për rëndësinë e lejes prindërore dhe involvimin ose përfshirjen aktive të baballarëve në rritjen e fëmijëve, si parakusht për barazi familjare dhe shoqërore.
Nëpërmjet fotografive të ekspozuara në sheshin “Zahir Pajaziti”, është pasqyruar raporti ndërmjet baballarëve dhe fëmijëve, transmeton emisioni Express në KTV.
“Ekspozita ka filluar tash e dy vjet, derisa kemi qenë në një turne rreth e rreth botës. Suedia është pjesë e kësaj dhe kemi qenë të inkurajuar të bashkëpunojmë me baballarët e këtyre vendeve dhe të bëjmë një ekspozitë të përbashkët. Kjo është çfarë po bëjmë sot këtu. E gjithë ideja është që të vizualizojmë përditshmërinë e këtyre baballarëve dhe jetën e tyre familjare”, ka thënë Karin Hernmarck, ambasadore e Suedisë në Prishtinë.
Përgatitjet për ekspozitën “Baballarët Suedezë dhe Kosovarë” kanë filluar që nga muaji shkurt.
Valëza Zogiani, hulumtuese e Politikave në Institucionin Demokraci për Zhvillim, thotë se në fakt ekspozita baballarët osovarë edhe suedezë edhe pse e kemi ndryshuar pak emrin është ekspozitë që mbahet anembanë botës prej ambasadave suedeze nëpër botë, sigurisht e kanë të njëjtin qëllim që të tregojnë shembullin e Suedisë që është ndër shembujt më bujarë, në fakt në dhënien e benefiteve sociale karshi lejes prindërore, lejes të atësisë edhe lejes së lehonisë.
Edhe
Ekspozita për promovimin e barazisë gjinore
Njomëza Berisha, nga organizata SIT, shpalos detaje se cilat janë qëllimet e organizatave që janë bashkë-implementuese të këtij projekti.
Kjo ekspozitë është pjesë e projektit të gjatë që avokon për ndryshime legjislative për leje më të barabartë prindërore në projektligjin e veçantë për leje të lindjes dhe atë prindërore.