Kulturë

“Autostrada Biennale” zbërthen revolucionin me dilemat e artit bashkëkohor

Prizren, 22 korrik – Disa persona ia kanë mësyrë që të bëjnë një vepër unike. Tentimi i tyre është që ta kthejnë ylberin në qiell. 

Misioni për ta realizuar këtë synim paraqitet në një lartësi mbidetare rreth 520 metra, në Kalanë e Prizrenit ku qyteti shihet si në shuplakë të dorës. Vepra e artistit me nam, Driant Zeneli, “Those Who Tried To Put The Rainbow Back In The Sky” (Ata që provuan ta kthejnë ylberin në qiell) përshkruan një akt që synon të shndërrohet në revolucion. 

Videoja shtatëminutëshe shfaqet në pikën më të lartë të Prizrenit e në ngjarjen që revolucionin e ka temë. 

Por përtej kësaj është transmetuar të shtunën, në ditën kur është shënuar 50-vjetori i një revolucioni të vërtetë: shkelja e njeriut në Hënë. Bienalja ndërkombëtare e artit “Autostrada Biennale”, që ka nisur edicionin e dytë të shtunën në qytetin jugor, ngre pyetje përmes temës “Revolucioni jemi ne”. 

Ekspozita që shtrihet në disa lokacione në qytet për dy muaj deri më 21 shtator do ta mbajë Prizrenin si një muze të hapur të artit bashkëkohor. Mbi 30 artistë të vendeve të ndryshme ngrenë pyetje, por në disa raste edhe ofrojnë përgjigje indirekte. Por ka raste kur ato janë edhe shumë të drejtpërdrejta.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

{gallery}