Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Autostrada Biennale” publikon emrat e artistëve të përzgjedhur

Autostrada Biennale publikon artistët pjesëmarrës në edicionin e parë të saj e cila do të mbahet me 19 Gusht – 23 Shtator 2017 në Prizren, Kosovë.

“Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” ka publikuar emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Manrau HSU”, thuhet në komunikatën për media.

Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në format e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.

Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Edhe “Autostrada...” rrymon trashëgiminë me art bashkëkohor Shtojca për Kulturë “Autostrada...” rrymon trashëgiminë me art bashkëkohor

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 Gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe puntorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.

Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po përgatisin prezantimin e tyre në Prizren:

Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani)

Doruntina Kastrati (Kosovë)

Ella Raidel (Austri)

Ettore Favini (Itali)

HSU Chia Wei (Tajvan)

Ibro Hasanović (Bosnja dhe Hercegovinë)

Edhe “Autostrada Biennale” gati për matjen e pulsit të kohës Kulturë “Autostrada Biennale” gati për matjen e pulsit të kohës

IRWIN (Slloveni)

Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë)

Oliver Ressler (Austri)

OPA - Obsessive Possessive Aggression(Maqedoni)

Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremić (Serbi)

Sead Kazanxhiu (Shqipëri)

Stefano Romano, Martina Dierico, Guido Affini (Itali)

Valentina Bionizzi (Itali)

Edhe Arti Bashkëkohor në ndërveprim me tradicionalen në “Autostrada Biennale” Kulturë Arti Bashkëkohor në ndërveprim me tradicionalen në “Autostrada Biennale”

Yannick Dauby (Francë)

YANG Shun-fa (Tajvan)