Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Atwood me vazhdimin e “The Handmaid’s Tale” në finale për “Booker Prize”

Londër, 4 shtator – “The Testaments”, vazhdimi i shumëpërfolur i Margaret Atwoodit për distopinë e saj feministe “The Handmaid’s Tale”, i ka bërë asaj vend në listën e ngushtë të “Booker prize” – pavarësisht faktit se zor që e ka lexuar dikush atë. Përveçse dihet që është vendosur më shumë se 15 vjet, pasi heroi i Atwoodit arratiset nga një e ardhme teokratike në Shtetet e Bashkuara, ngjarja e “Testamenteve” mbetet e mbyllur me dry për shumicën e lexuesve deri në botimin më 10 shtator, me konferenca mesnate dhe ahengje librarish që janë planifikuar gjithandej botës.

Kryetari i jurisë dhe drejtori i Festivalit në Hay Peter, Florence, ka thënë se marrja e kopjeve të dorëshkrimit ishte një “proces jashtëzakonisht i vështirë”, që mbrohet nga një marrëveshje e “rreptë” për moshapje. Ai nuk ka thënë asgjë më shumë përveçse është “një novelë e egër dhe e bukur, dhe që flet për ne sot, gjithandej botës, me bindje të veçantë dhe fuqi”.

“Basti është vendosur goxha lart për Atwoodin dhe ajo po shkon drejt tij”, ka thënë ai. “Mezi pres që secili ta lexojë atë”.

Ky është nominimi i gjashtë “Booker” për autoren kanadeze, që kishte fituar çmim në vitin 2000 për “The Blind Assassin”. Ajo është vënë përballë një tjetër fituesi të dikurshëm, Salman Rushdie, i cili është nominuar për “Quichotte”, një ritregim i Don Kishotit të Servantesit që vendoset në Amerikën e sotme. Romani i 14-të i Rushdies nuk ka kaluar edhe aq mirë me kritikët; “Observeri” ndiente se kjo vepër ishte “më rrallë qesharake sesa që mendon Rushdie”, përderisa “The New York Times” ka thënë se librat e tij janë “gjithnjë tundues, të fryrë dhe të sajdisur”.

Vlerësuesja dhe botuesja Liz Calder, që ka botuar veprën fituese të Rushdies me 1981, “Fëmijët e mesnatës”, ka mohuar se ka pasur ndonjë anim dhe ka thënë se ata nuk kanë punuar bashkërisht prej dekadash. “Zor që është miqësi”, ka thënë ajo. “Ishte dikur”.

Edhe Çmimi britanik ”Booker Prize” shkrimtareve Atwood dhe Evaristo Kulturë Çmimi britanik ”Booker Prize” shkrimtareve Atwood dhe Evaristo

Florence ka thënë: “Nëse do të bësh anim për njërën prej veprave më të mëdha të letërsisë, më mirë shpreso që të mund të luash në nivelin e Servantesit”, duke shtuar se novela e Rushdies është “një goxha kapërcim”.

Rivali gjigant në listën e ngushtë është “Ducks, Newburyport” i Lucy Ellmannit, i botuar nga e pavarura e vogël e Norwichit Galley Beggar Press. Një monolog 1 mijë faqesh i një amvisje të kapluar nga ankthi në Ohio, autorja britaniko-amerikane shpalos në fjali të vetme e harqe dashurie, ndryshim klime, dhunë armësh dhe kushtet në Shtetet e Bashkuara. Vlerësuesja dhe kompozitorja Joanna MacGregor e ka quajtur librin si shembull të “një forme dhe zëri radikal letrar” dhe e ka lavdëruar atë për shtjellim “me dritë befasuese dhe shpejtësi”.

Novelistja britanike Bernardine Evaristo është nominuar për “Girl, Woman, Other”. Duke përvijuar 12 karaktere, shumica prej të cilave gra zezake britanike, vepra bën që disa rrëfime të ndërkëmbehen për të bërë lidhje midis njerëzve të ndryshëm. Vlerësuesja dhe autorja Xiaolu Guo e ka quajtur atë “mbresëlënës dhe të ashpër…nuk ka as edhe një moment të vetëm të zbrazëtisë”.

Novelisti nigerian Chigozie Obioma është në listën e ngushtë me “An Orchestra of Minorities”. I rrëfyer nga një “chi”, shpirt mbrojtës në mitin Igbo, romani përvijon Nonson, një nigerian ambicioz i diplomuar që ngec në Qipro pasi kishte rënë pre e një kurthi. Vlerësuesja dhe gazetarja Afua Hirsch e ka quajtur atë “një udhëtim krucial në dhembje që është edhe mitike, edhe e vërtetë”.

Novelistja turke Elif Shafak është nominuar me “10 Minutes 38 Seconds in This Strange World”, e përshkruar nga Calderi si “e guximshme dhe mahnitshëm origjinale”. I vendosur në Stamboll, romani pasqyron çastet fundore të jetës së një punëtoreje seksi të vrarë teksa truri i saj shuhet ngadalë.

Florence ka thënë se ai fillimisht kishte pasur përshtypjen se vlerësuesit e “Booker” kanë thënë “gjëra thellësisht të krisura mbi nevojën për rrëfime të mahnitshme dhe karaktere të ndërlidhura e kuturisje stilistike” në fiksion.

“Tani shoh se pajtohem absolutisht me gjithçka të thënë prej tyre”, ka thënë ai. “Është pak si tepër të dëshirosh që libri të jetë kuturisës, të jetë formalisht zbulues, të kenë një bërthamë emocionale dhe intelektuale që të mbërthen dhe të çon në vende të reja, dhe thellë në veten tënde, për të kuptuar se si duhet të jetë bota? Nuk mendoj se është”.

Katër prej librave të përfshirë në listë janë botuar nga konglomerati gjigant “Penguin Random House” (PRH). Rregullat e Çmimit përcaktojnë që dorëshkrimet që nuk janë përfshirë asnjëherë në lista mund të përcjellin vetëm një libër në vit, përderisa botuesit e nominuar më parë mund të paraqesin deri në pesë sish. Florence ka mohuar që mbizotërimi i PHR-së sugjeron se rregullat kanë nevojë për rishkrim: “Duke marrë parasysh fuqinë e tyre…mbase sivjet është vit i madh për PRH, por dy ose tre libra duhet të jetë minimumi i gradës shënjestruese.

Edhe “The Testaments” në botën e konspiracioneve Kulturë “The Testaments” në botën e konspiracioneve

“Do të isha më shumë se i lumtur të njoftoj për ndonjërin nga këta gjashtë garues si fitues dhe të ndihem se ne kemi diçka spektakolare dhe të mahnitshme që do ta bind dikë që lexon një libër në vit, si dhe (kritikun letrar) Fillian Beer”, ka thënë ai.

Fituesi, që merr me vete 50 mijë paundë, do të shpallet më 14 tetor në një ceremoni në Londër/ The Guardian.