Qysh në pamje të parë, pak metra pa iu ofruar këndit ku punon Agron Mulliqi, kuptohet se bëhet fjalë për atelie të një piktori.
Ngjyrat e zbrazëta, pjesë skicash a mbetje të tjera gjenden në dritare. Posa hap derën e madhe të metaltë, menjëherë zgjat dorën e majtë prapa saj. Trus sustën e radios. Është asi modeli jo fort i vjetër, i ndarë në dy pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e lajmeve nuk i bën përshtypje, por është mësuar që diçka t’i bëjë zhurmë, derisa përvilet e ia nis punës. As këngët që transmetohen nuk i bëjnë fort përshtypje. Punimet janë qindra sosh, në letër e pëlhurë. Pranë ngjyrave që janë të shumta janë edhe disa shishe birrash.
Pasi ndez cigaren, Mulliqi tregon paraprakisht se një natë përpara kishte pasur mysafirë disa miq. “Qëndruam goxha gjatë e pimë pak”, thotë ai. Nuk i heq shallin e kapelën pasi nuk e ka ngrohtë në atelie. Ka vite që e përdor atë hapësirë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)