Prishtinë, 16 prill – Çështja nëse duhet të ruhet a jo ish-ndërtesa e “Gërmisë” në qendër të Prishtinës, tashmë nuk u takon vetëm institucioneve vendore. Ka hyrë edhe në agjenda ndërkombëtare. Për ruajtjen e ndërtesës që gjendet në qendër të Prishtinës, ka ngritur zërin edhe njëra prej organizatave më me nam në botë sa i përket trashëgimisë kulturore.
Bëhet fjalë për Këshillin Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete (ICOMOS). I themeluar më 1965 në Varshavë, ICOMOS-i që numëron 10 mijë e 100 anëtarë nga 153 vende të botës, është prej asociacioneve kryesore këshillëdhënëse për UNESCO-n. U ka kërkuar institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë që ish-ndërtesa e “Gërmisë” të ruhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse, objekti ka marrë statusin e monumentit qysh nga tetori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës është duke kërkuar që të bëhet ndonjë zgjidhje që aty të zërë vend salla koncertale, e cila do të financohej në kuadër të fondeve të IPA-s të Bashkimit Evropian me mbi 15 milionë euro. Shkresa e ICOMOS-it, të hënën, ka arritur në adresë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe dy zyrtarëve të tjerë në stafin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")