As edhe një hap konkret nuk është bërë për realizimin e idesë që para objektit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, të vihet një bust i aktorit Faruk Begolli, i cili ishte edhe ligjërues i këtij institucioni.
Ka kaluar gati një vit prej kur aktori e producenti Fatmir Spahiu e kishte shpalosur idenë që Begolli të nderohet me një bust, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ideja ishte përkrahur edhe nga dekani i Fakultetit të Arteve, regjisori Agim Selimi. Por sot e asaj dite nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Madje, kjo iniciativë nuk është diskutuar as në gushtin e këtij viti, kur edhe u shënua 10-vjetori i vdekjes së aktorit që u lind në Pejë më 14 shkurt 1944.
Dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi ka thënë se nuk ka diçka konkrete për këtë nismë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.