Krejt ata që e kanë përcjellë krijimtarinë e bendit alternativ “Asgjë Sikur Dielli”, mund të rikthehen në retrospektivë brenda ekspozitës së bendit.
Imazhet e albumeve që shoqërohen edhe me fotografi të anëtarëve të grupit rrethojnë hapësirën me xhama të Lapidariumit të Muzeut të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
E befasi për vizitorët është pllaka e gramafonit, ku bendi ka përmbledhur një pjesë të krijimtarisë së vet prej vitit 1997 deri më 2017. Ekspozitë e titulluar “Kur e di se nuk di” shërben si rrëfim i një bendi që njihet për muzikë të veçantë, jo vetëm në Kosovë.
Ilustrimet dhe punimet e artistëve kosovarë si Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu, janë pjesë e ekspozitës, si vepra që kompletojnë albumin, i cili edhe me formatin e tij, në LP, kthehet në kohë. “Ti dhe Unë” është titulli i tij.
“Asgjë…” të dielën mbrëma krahas ekspozitës, e promovimit të albumit kanë festuar krijimtarinë prej dy dekadave edhe me një koncert. Alban Nimani, Bujar Hundozi e Blerta Kosova kanë filluar me këngën “Unë të dua ty” që i takon albumit “Disident” për të vazhduar me disa prej hiteve që i kanë kënduar ndër vite.
Edhe
“Ti dhe Unë” si album testament i “Asgjë Sikur Dielli”
Në shtator bendi do të nisë punën në studio për albumin e ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.