Zinxhirët që ndajnë skenën në dysh, janë simbolika e mospasjes së lirisë. Në një vend ku pushteti mbahet prej gangsterëve, zinxhirët personifikojnë robërinë, çlirimi nga e cila përball deri në vdekje tregtarët.
Hyrja triumfale e gangsterëve në skenë krijon ndjesinë për përplasje të fuqishme ndërmjet dy taborëve, në kërkim të asaj që përkufizohet e drejtë. Shefi i asaj që duket bandë, që në shikim të parë identifikohet shpejt, shkruan sot Koha Ditore.
Është Arturo Ui (Bujar Ahmeti). I rrethuar nga djemtë që secili ngjet më gangster se tjetri, Ui ia ka mësyrë një misioni të madh: synon të nënshtrojë e kontrolloi gjithçka e secilin.
Plani ka kohë që është përgatitur. Në qytet jeton për më shumë se një dekadë. Ka identifikuar dallaveret ekonomike. Shfaqja “Arturo Ui” - me tekst të dramaturgut, regjisorit e poetit gjerman Bertolt Brecht, e me regji të Bekim Lumit, që është dhënë premierë të enjten mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës – nis pikërisht me praktikimin e planit. Nënshtrimi i kokave të ekonomisë, nënkupton futjen në grusht të qytetit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)